Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kthehej nga Italia, por e priste policia/ Në pranga shqiptari i dënuar për trafik droge në Francë
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar ndaj të cilit kishte urdhër ndërkombëtar për ndalim. Franca e akuzonte për krime që lidhen me trafikun e drogës. 32-vjeçari është identifikuar dhe prangosur pak pasi ka zbritur nga fluturimi, në aeroportin e “Abruzzo”. Autoritetet njoftuan se shqiptari ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian, të lëshuar nga autoritetet franceze për vepra penale që lidhen me drogën. “Falë ndërlidhjes midis bazave të të dhënave kombëtare dhe evropiane dhe profesionalizmit të oficerëve të Policisë Kufitare, të udhëhequr nga Zëvendës Komisioneri i Policisë Dino Petitti, u bë e mundur identifikimi i individit, i cili udhëtonte me emra të ndryshëm”, informon media italiane. Dënimi, i dhënë në mungesë në vitin 2022, përfshinte një vit burgim. Që atëherë, i kërkuari është zhdukur. Pasi u...