Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Gjykatësja federale del kundër Trump, ndalon përkohësisht vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland
                            Një gjykatëse federale ka bllokuar përkohësisht përpjekjen e administratës Trump për të vendosur Gardën Kombëtare në Portland, duke argumentuar se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese dhe ka shkelur Amendamentin e Dhjetë. Në një vendim që përbën një pengesë të rëndësishme ligjore për Shtëpinë e Bardhë, gjyqtarja Karin Immergut, e emëruar vetë nga Trump, vendosi një urdhër të përkohshëm kufizues 14-ditor, duke e lënë Gardën nën komandën e guvernatores së Oregonit, Tina Kotek. Gjykatësja vlerësoi se incidentet e protestave, të cilat administrata i kishte cilësuar si “trazira të dhunshme” jashtë një objekti të ICE, nuk përbëjnë një situatë që kërkon ndërhyrje ushtarake federale. Ajo shkroi se veprimet e qeverisë federale rrezikojnë të turbullojnë ndarjen mes pushtetit civil dhe atij ushtarak. Sipas prokurorit të përgjithshëm të Oregonit,...