Aspirina, si ndikon në organizëm konsumi i përditshëm i saj

Aspirina, si ndikon në organizëm konsumi i përditshëm i saj

Aspirina është një ilaç farmaceutik i cili përdoret që prej 1899. Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera. Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë. Edhe pse funksioni i saj primar ka lidhje me qetësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe uljen e temperaturës, studime kanë treguar që të mirat e saj nuk mbarojnë këtu. Sipas disa studimeve aspirina luan një rol kyç në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës. Kur duhet përdorur aspirina Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar...