DOSJA e SPAK. Grupi Avdyli përpjekje për të gjetur dhe vrarë Plaurent Dervishaj dhe Mond Çekiçin

DOSJA e SPAK. Grupi Avdyli përpjekje për të gjetur dhe vrarë Plaurent Dervishaj dhe Mond Çekiçin

Nga Elton Qyno/ Është zbardhur dosja penale Nr.235/1 e regjistruar nga prokuroria e posaçme SPAK, ku disa ditë më parë u çuan në pranga disa persona mes të cilëve dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Gazetari Qyno, ka mësuar se grupi Avdyli që bashkëvepronte ngushtësisht me grupin e ish-deputetit të PS në Lezhë Arben Ndoka, ka pasur qëllim dhe ka bërë përpjekje për të lokalizuar dhe më pas organizuar vrasjen e Plaurent Dervishaj dhe Edmond Koçit që në Durrës njihet me nofkën “Çekiçi” ose “Sqepari”. Në dosjen hetimore thuhet se persona të ndryshëm si Aleksandër Laho, Vullnet Muça alias Laho, Agron Bejdolli dhe Ermira Avdyli, kanë përfituar sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore duke përdorur një skemë të organizuar të...