Netanyahu: Shpresoj që lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

Netanyahu: Shpresoj që lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

Bota E Diel, 5 Tetor 2025 09:50 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shpreson të bëjë të ditur shpejt lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë. Përmes një deklarimi televiziv, ai ka thënë se “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet – qoftë përmes rrugës së lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet”. Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. Këto komente kanë ardhur pasi Hamasi e ka lëshuar një deklaratë të premten, duke thënë se është pajtuar për t’i liruar pengjet, sipas planit amerikan për paqe, por nuk e ka përmendur çarmatimin dhe ka kërkuar të negociojë në disa pika. Hamasi ka thënë të shtunën se Izraeli po vazhdon të kryejë...