Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ermal Hasimja deklaroi se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës
Ermal Hasimja deklaroi se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës, gjatë një interviste me Euronews duke e njoftuar publikisht se pranon të kandidojë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë. Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur emrin e tij si një kandidat i pavarur dhe përbashkues për opozitën. “Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha...