Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Refuzoi pjesëmarrjen në shoqërimin e James Comey-t në publik, pezullohet nga puna agjenti i FBI-së
Një agjent i FBI-së është pezulluar nga detyra pasi refuzoi të merrte pjesë në një “shëtitje publike” të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që pritet të paraqitet në gjykatë për akuza federale javën e ardhshme. Lajmi u raportua nga CBS News dhe u pasua nga interesimi i BBC-së ndaj FBI-së për koment. Agjenti i pezulluar kundërshtoi urdhrin, duke e cilësuar planin si të papërshtatshëm dhe potencialisht abuziv. “Shëtitja publike”, një praktikë e zakonshme për të akuzuar të profilit të lartë, konsiston në ekspozimin publik të të pandehurit gjatë transportimit në ose nga një gjykatë, zakonisht në praninë e mediave. Kjo metodë po konsiderohej për Comey-n, shoqëruar nga agjentë të “mëdhenj dhe të fuqishëm” të FBI-së, të veshur me jelekë antiplumb. James Comey, i cili drejtoi...