Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kurthi i Ariut: Në frontin e luftës hibride të Rusisë kundër Europës
Shkeljet e fundit të hapësirës ajrore evropiane nga avionë luftarakë dhe dronë rusë kanë ngjallur frikën se Moska po teston gatishmërinë e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Por në kufirin lindor të Estonisë, aty ku ndodhet qyteti Narva – me një popullsi 98% rusishtfolëse – zgjedhjet vendore dhe planet për ndërtimin e një baze të re ushtarake kanë krijuar një klimë pasigurie dhe frike. Ishte ndoshta e pashmangshme që një propozim për të ndërtuar një bazë ushtarake në periferi të Narvës, qyteti i tretë më i madh në Estoni dhe që ndodhet drejtpërdrejt në kufi me Rusinë, të bëhej temë e debatit televiziv mes kandidatëve për kryetar bashkie. Vetëm pak ditë më parë, tre avionë rusë MiG-31 kishin hyrë dhe kishin qëndruar në hapësirën ajrore të...