Izraeli dhe Hamasi drejt “paqes së qëndrueshme”?

Izraeli dhe Hamasi drejt “paqes së qëndrueshme”?

FOTO ILUSTRUESE IZRAEL-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump  i bëri thirrje Izraelit të ndërpresë menjëherë sulmet në Rripin e Gazës me qëllim lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi radikal islamist. Pak më parë, Hamasi i kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera i pranoi pjesë të planit të tij të paqes - përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve - por në të njëjtën kohë kërkoi negociata të mëtejshme. Aktualisht, 48 pengje mbahen ende nga islamistët, përfshirë qytetarë gjermanë. Sipas informacioneve izraelite, 20 nga të rrëmbyerit janë ende gjallë. Në platformën e tij online, Truth Social, Trump shkroi: "Izraeli duhet të ndërpresë menjëherë bombardimet e Gazës në mënyrë që të lirojmë pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë!" Ai tha se kjo është shumë e rrezikshme për...