Si jepeshin pronat në Durrës/ ‘Rrumi’ bisedon me vëllain në ‘Sky Ecc’: Mblidh naj lek…do i tregoj rërën e bardhë

Si jepeshin pronat në Durrës/ ‘Rrumi’ bisedon me vëllain në ‘Sky Ecc’: Mblidh naj lek…do i tregoj rërën e bardhë

Aleksandër Laho TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku u godit një organizatë kriminale që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. Në lidhje me këto të fundit në dosjen e siguruar nga gazetarja, Anila Hoxha, zbardhet një bisedë mes Vullnet Muçës dhe vëllait të tij Aleksandër Lahos ose i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC. Vullneti:- Po asajt qe tha cil ti tregojm me ble. Aleksandri:- Jepi cil dush….mblidh nai lek… Vullneti: Do ti tregoj reren e bardh tjeter sdi, vetem po i tregum ate te Palit. Aleksandri: Renci ka me mbledh nai lek….ate te Palit ke Gjoni...