Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën
Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Binaj tha se ka vendosur të shpallë “kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton”. Postimi i Florjan Binajt: Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar,...