Vora-Egnatia në Laç, mbyll Teuta me kolonën zero humbje…

Vora-Egnatia në Laç, mbyll Teuta me kolonën zero humbje…

Nga Erga Kenga Vora-Egnatia dhe Teuta- Bylis janë dy sfidat përmbyllëse të javës së 6-të sot në Abissnet Superiore. E ndarë në tri ditë,, kjo javë përpos derbit Partizani- Tirana 0-3 (të premten), luajti dje dy takimet e tjera ndërsa vëmendja e madhe ishte te Vllaznia- AF Elbasani. Shkodranët dominuan totalisht në pjesën e parë por fituan ngushtë 1-0. Tri pikë mori dhe Dinamo në përballjen me Flamurtarin duke shënuar dy herë e ruajtur portën e tyre të paprekur. Ndërkaq sot në orën 14:00 në stadiumin “Laçi” zhvillohet ndeshja Vora- Egnatia. Skuadra nga periferia e Tiranës pritëse në Laç, i ka fituar të dyja shtëpiaket në Kurbin (me Tiranën 3-1 dhe Flamurtarin 1-0) ndërsa sot do të ketë provën e madhe me Egnatian e Rrogozhinës....