“T’i thuash një deputeti të opozitës ‘kandido në Tiranë’, është njësoj sikur ta vrasësh”, Artan Fuga shigjeton “tenorët e PD”: Nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin

“T’i thuash një deputeti të opozitës ‘kandido në Tiranë’, është njësoj sikur ta vrasësh”, Artan Fuga shigjeton “tenorët e PD”: Nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se PD nuk do nxjerrë kandidat nga radhët e veta, por do mbështesë një kandidat të pavarur duke i hapur kështu rrugë një gare ku kanë nisur të vetëshpallen emra për detyrën më të rëndësishme në shërbim të qytetarëve të Tiranës, atë të kryetarit të Bashkisë. Akademiku Artan Fuga e sheh si të trishtueshme gjendjen ku ndodhet PD-ja teksa thotë se drejtuesit e saj nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin e djathtë dhe po i bëjnë bisht garës. Demokratët ende nuk kanë zgjedhur një kandidat përballë Ogerta Manastirliut të PS-së dhe sipas Fugës është e trishtueshme gjendja ku ndodhet opozita. Ai thotë se sot asnjë deputet nuk e merr përsipër të kandidojë për Tiranën, ndërkohë që ai në...