OSHEE Group forcon performancën financiare dhe zgjeron planet për investime strategjike

OSHEE Group forcon performancën financiare dhe zgjeron planet për investime strategjike

Intervistë me Enea Karakaçi, administrator i kompanisë OSHEE Group Pas disa vitesh sfidash të ndikuara nga krizat energjetike dhe luhatjet e tregut, “OSHEE Group” ka arritur të stabilizojë dhe të përmirësojë ndjeshëm performancën e saj financiare.Fitimi neto për vitin 2024 u rrit me rreth 2% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar masat disiplinore financiare, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.Krahas rezultateve pozitive, kompania po avancon me një plan të gjerë investimesh, që synon modernizimin e rrjetit të shpërndarjes, përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe përshtatjen ndaj kërkesave gjithnjë e më të larta në zona urbane dhe turistike.Në një intervistë për “Monitor”, administratori i “OSHEE Group”, z. Enea Karakaçi, flet mbi ecurinë financiare, arsyet pas uljes së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, si...