Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Korçë/ 30 vjeçari gjendet në rrugë me plagë në kokë
Një 30-vjeçar është gjetur në rrugë, i dëmtuar me plagë në kokë. Ka qenë familjarët e tij që e kanë gjetur me hematomë në kokë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Ata më pas e kanë transportuar menjëherë në spital. Sipas burimeve, i riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, duke pohuar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, nëse ai është rrëzuar apo ka pësuar dhunë. Nga spitali bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë ndërsa i riu është identifikuar me inicialet J.S. i cili ka hematomë në kokë nuk njihet si person problematik.