Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi”
4 Tetor 2025 20:59 Telesport Vllaznia i ka shkaktuar Elbasanit humbjen e parë në këtë sezon, pas fitores së shkodranëve 1-0 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Shkodranët gjetën golin në minutën e 41-të, ku Lirim Kastrati bën mjaft mirë nga krahu dhe kroson në zonë, edhe spe devitojet topi, në fund braziliani Andrey Yago e dërgon në rrjetë. Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, rezultati nuk ndryshon deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe merr e vetme kryesimin me 13 pikë, Elbasani ndjek në vendin e dytë me 11 pikë.