Ish-kryeministri fiton zgjedhjet në Çeki, por duhet të formojë koalicion për të qeverisur

Ish-kryeministri fiton zgjedhjet në Çeki, por duhet të formojë koalicion për të qeverisur

Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish ka shënuar rikthim dramatik, duke i fituar zgjedhjet parlamentare katër vjet pasi është larguar nga pushteti.Por, ai tani përballet me negociata të vështira për të formuar shumicën qeverisëse. Këto zgjedhje janë vëzhguar nga afër nga aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak të ndikimit që mund të kenë në politikat për Ukrainën. Pas 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Babishi, miliarderi në krye të partisë ANO (PO) është fitues i qartë. Megjithatë, ai nuk e ka shumicën e ulëseve në Parlament, çka nënkupton se do t’i duhet të gjejë partnerë koalicioni. Shumë analistë sugjerojnë se në qeverisje mund të përfshihet e djathta ekstreme, SPD, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi...