Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Gjendet i dhunuar në rrugë i riu në Korçë
                            Një i ri është gjetur i dhunuar në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave ndërsa vet i riu shprehet se nuk e mban mend kush e ka dhunuar. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.