Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
ANALIZA/ Dokumentet që tregojnë se Rusia po e ndihmon Kinën të përgatitet për ta pushtuar Tajvanin
Nga Reid Standish, REL Një dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondencë tregon se Rusia po e ndihmon Kinën që ta përgatisë ushtrinë e saj për një pushtim të mundshëm të Tajvanit. Kështu tha një institut i pavarur që i ka zbuluar dokumentet dhe i ka verifikuar në mënyrë të pavarur. Oleksandr V. Danylyuk, hulumtues i lartë në Institutin për Shërbime të Bashkuara Mbretërore (RUSI), i cili i ka siguruar këto dokumente që kanë rrjedhur, së bashku me bashkëautorin Jack Watling, foli për Radion Evropa e Lirë lidhur me atë se çfarë domethënie kanë këto gjetje për të ardhmen e bashkëpunimit ushtarak Kinë-Rusi, si dhe për arsyet pse Rusia mund të jetë në favor të një pushtimi kinez të Tajvanit – ishullit vetëqeverisës me...