Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dhunuan policin dhe kthyen përmbys komisariatin, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (EMRAT)
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi të policisë. Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë u shoqëruan në Komisariatin Nr. 2 në orët e para të mengjesit. Gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit Deni Selimllari dje Kejan Selimllari, dëmtuan derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kanosur punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin aty. NJOFTIMI I POLICISË: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie. Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit...