Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump pritet të vendosë tarifa doganore 107% për makaronat italiane
Bota E Shtunë, 4 Tetor 2025 18:05 Një goditje e fortë po i afrohet industrisë italiane të makaronave. Departamenti Amerikan i Tregtisë ka njoftuar rritjen e tarifave doganore ndaj produkteve italiane, duke propozuar një tarifë shtesë prej 91.74%, përveç asaj ekzistuese prej 15%. Kjo do ta çonte barrën totale tatimore në rreth 107%, duke filluar nga janari i ardhshëm. Vendimi erdhi pas një hetimi për “dumping”, pra shitje nën kosto, ndaj kompanive La Molisana dhe Garofalo, të cilat janë marrë si përfaqësuese të industrisë në analizë. Sipas dokumentit të publikuar nga autoritetet amerikane, të dyja kompanitë akuzohen për çmime nën vlerën e tregut, ndërsa e njëjta tarifë është shtrirë edhe ndaj dhjetëra eksportuesve të tjerë italianë. Në listën e kompanive të prekura përfshihen Agritalia, Barilla,...