Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
5.3 miliardë lekë kredi “të fshira”, Banka e Shqipërisë: Pjesa më e madhe janë kredi të këqija nga biznese shqiptare
Vlera e kredive të humbura të fshira nga bilancet e bankave shënoi një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar nxori jashtë bilanceve rreth 5.3 miliardë lekë. Kjo vlerë ishte 279% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas detyrimit rregullator të vendosur nga Banka e Shqipërisë në vitin 2015, Të cilësuara si të klasifikuara, të humbura dhe më tej të fshira, vlera e portofolit të bankave për huatë e fshira është rritur nga viti në viti si edhe në 6 muajt e parë të 2025. Pjesa më e madhe e kredive të fshira janë në monedhën vendase të mbajtura nga bizneset. Ndërsa kreditë me probleme mbarten më së...