Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë
LAJM I MIRË 🙏 93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë Pas orësh të tëra ankthi dhe kërkimesh, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjaqi, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej ditës së djeshme në Delvinë. 93-vjeçari u lokalizua rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai ishte gjendur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme. Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin...