Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Korçë, 13-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit
Një 13-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës. Mësohet se ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke e transportuar të miturën drejt spitalit. E mitura është hedhur nga kati i tretë i pallatit ndërsa u transportua me shenja jete në spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Top Channel