Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë në Korçë/ 14 vjeçarja rrëzohet nga kati i tretë i pallatit ku banonte
Një e mitur e moshës rreth 14 vjeçe është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Nga informacionet paraprake policia bën të ditur se kemi të bëjmë me një rast vetëhedhjeje. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:20 në lagjen nr. 14 në Korçë Fatmirësisht e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital. Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.