Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Samiti i Iniciativës Brdo-Brijuni mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Durrës, ja për çfarë do të diskutohet
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, do të mblidhen të hënën në Durrës, për samitin e Iniciativës Brdo-Brijuni, ku tema kryesore e diskutimit pritet të jetë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor. Procesi Brdo-Brijuni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Agjencia sllovene STA, raporton se samiti në Durrës organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviq, ndërsa do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. STA shkruan se udhëheqësit e tjerë të rajonit kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në takimin në Shqipëri. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ai malazez Jakov Millatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelka...