Berisha: Ftoj të gjithë intelektualët të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës

Berisha: Ftoj të gjithë intelektualët të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha, tha se kandidatët e pavarur në 6 bashkitë e vendit do të mbështeten nga opozita, por sipas tij, nëse këta të fundit kërkojnë ndihmë. Berisha ftoi të gjithë intelektualët për të luftuar qeverinë e Ramës, dhe sipas tij, të mbajnë anën e interesit të qytetarëve. Berisha: Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së....