Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hapet rruga e re ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës, Kurti: Një pjesë e borxhit që i kemi Hasit
Një rrugë e re ndërkufitare që do të lidhë fshatin Pogaj në Has me atë Gorozhup në territorin e Kosovës, u inaugurua këtë fundjavë në praninë e Kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Në fjalën e tij, Kurti tha se finalizimi i kësaj rruge një investim me vlerë 1 milion euro, është një pjesë e borxhit të madh që Kosova ka ndaj komunitetit hasjan. Kjo rrugë ka edhe një simbolikë të rëndësishme historike. Në vitet 1998-1999, kjo zonë u përball me dhunën e forcave serbe, që shënjestruan banesat e civilëve në të dy anët e kufirit. Shumë të rinj u flijuan, duke mbetur dëshmorë të këtyre anëve. Rruga Pogaj-Gorozhup shihet si një arterie e re jetike...