Surprizë në tregun financiar/ Investitorët braktisin euron, ja cila monedhë kryeson

Surprizë në tregun financiar/ Investitorët braktisin euron, ja cila monedhë kryeson

Tregu i fondeve të investimit në Shqipëri vijon të zgjerohet, megjithatë të dhënat e fundit tregojnë një dinamikë të ndryshme mes fondeve që operojnë në lekë dhe atyre në valutë. Në gjysmën e parë të këtij viti, 13 fonde të hapura me ofertë publike ishin aktive, ku 7 fonde ushtronin aktivitetin në valutë të huaj, kryesisht euro, ndërsa të tjerat funksiononin në monedhën vendase, lekë. Asetet neto të fondeve në valutë arritën në 59.2 milionë euro (5.806 miliardë lekë), duke zënë vetëm 9.22% të tregut, ndërkohë që fondet në lekë regjistruan 57.1 miliardë lekë, ose 90.78% të totalit. Ky raport tregon qartë dominimin e fondeve në monedhën vendase, edhe pse fondet në valutë mbeten një alternativë e rëndësishme për investitorët që kërkojnë të diversifikojnë kursimet...