No Image Available

“Nuk ka bojkot nga opozita!”/ Kush përballë Manastriliut? Berisha: Kalaja, Balliu, Paloka kanë shprehur dëshirën

sali berisha TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë Kryesinë për të diskutuar mbi zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh kundër dekretit të Presidentit Begaj, duke e quajtur antikushtetues. Megjithatë, Berisha deklaroi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën. Kreu i opozitës i shtoi se bojkoti ka provuar të ketë efekt destruktiv për ekzistencën e opozitës. "Bojkoti i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre.”, u shpreh Sali Berisha. Lidhur me kandidaturat për Tiranën, Berisha tha se ka pasur shumë kandidatë potencialë që kanë shprehur dëshirën, përmendur emrin e Edi Palokës, apo Klevis Balliut. “Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka...