Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet në gjashtë bashki! Mungesa e opozitës shtyn punimet e Komisionit Rregullator
Komisioni Rregullator i cili u mblodh sot për të shqyrtuar katër projektvendime në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore, shtyu mbledhjen për ditën e hënë në orën 17:00. Dy anëtarët e opozitës Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj munguan në mbledhje me arsyetimin se kërkonim me tepër kohë për t’u njohur me projektvendimet si dhe për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese. “Pas dërgimit të njoftimit dy kolegë të Komisioni Rregullator, Çakaj dhe Vukaj nëpërmjet një emali kërkuan shtyrjen e mbledhjes për të hënën në orën 17:00 me dy shkaqe kryesore, e para për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese, edhe e dyta për shkak se do të donin më tepër kohë për të studiuar 4 projekt-aktet e ardhura për shqyrtim dhe miratim”, tha kryetarja e...