Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gratë paguajnë çmimin e narkodiktaturës/ Berisha: Shqiptarët kanë kryeministrin më mizogen në Europë! Dhuna ndaj femrave është në nivelet më të larta
Sot, ato janë punonjëse, punëtore, ekspertet më të keqpaguara në gadishullin e Ballkanit. Por, jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme. Çfarë ndodh me instalimin e narkoshtetit?Paraja e drogës, është një para toksike, e cila shkatërron me mijëra e mijëra vende pune, falimenton me qindra ndërmarrje eksporti dhe le si alternativë të vetme për të rinjtë shqiptarë, largimin nga Shqipëria.Nuk gjen kund në Europë me vatra bosh, sepse fëmijët janë larguar. Nënat kryefamiljare, sepse burrat janë larguar në emigracion. Nuk ka një vend tjetër të dytë, ku dhuna ndaj grave të ketë këtë agresivitet që ka në Shqipëri dhe që kjo, duhet ta pranojmë. Në qoftë se, trashëgimia jonë, nuk është se na...