Vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë, dërgohet për ekspertizë në Tiranë trupi i viktimës.. Hetohet edhe pista e krimit në familje, merren në pyetje.. 

Vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë, dërgohet për ekspertizë në Tiranë trupi i viktimës.. Hetohet edhe pista e krimit në familje, merren në pyetje.. 

Trupi i 65-vjeçarit Gjergj Tusha, që u gjet i vdekur pasditen e së premtes pranë brigjeve të lumit Mat në fshatin Pllanë të Lezhës, është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Dyshohet se fillimisht ai është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.  Më parë u publikua fotoja e 65-vjeçarit, i cili ishte me origjinë nga Bushkashi i Matit, por jetonte në Pllanë të Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por grupi hetimor po heton edhe pistën e krimit në familje pasi 65-vjeçari ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve me të birin.  Policia ka shoqëruar dhe po marrë në pyetje familjarë të 65-vjeçarit, por edhe persona...