Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Duka: Futbolli është një botë që të përpin. Kombëtarja kuqezi, “brand”-i i Shqipërisë moderne
Presidenti Armand Duka, në një intervistë për revistën “Bordo”, ka ndarë emocionet e periudhës së ngarkuar të shtatorit dhe vizionin për të ardhmen e futbollit shqiptar. Ai foli për ngjarjen historike të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, duke e cilësuar një promovim të madh për Shqipërinë dhe një dëshmi të rritjes së kapaciteteve organizative të FSHF-së.Zoti Duka, pak ditë më parë në Tiranë mbërritën drejtuesit e UEFA-s për një mbledhje të rrallë, si ishte për ju si drejtues i FSHF, ky event, ky takim historik në fakt?Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për herë të parë në Tiranë, ishte një ngjarje historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm. Kjo vjen në vijim të disa eventeve të rëndësishme ku Shqipëria është vënë në qendër...