Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Goditet “Call Center” në Tiranë që mashtronte qytetarët, arrestohet administratori dhe shoku i tij! Sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “SCAMS”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”. Gjatë operacionit u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për mashtrimin e qytetarëve evropianë duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Në pranga përfunduan administratori i subjektit, Kejsi Përgjegji, 28 vjeç, dhe një bashkëpunëtor i tij, Marjus Hysa, 38 vjeç. Gjatë kontrollit në ambientet e call center-it, policia gjeti 38 operatorë të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës. Nga aksioni u sekuestruan 65 210 euro, 51 kompjuterë, 14 celularë, lista me emrat e viktimave dhe shumave të përfituara, si dhe dokumente të tjera që vërtetojnë aktivitetin kriminal. Ndërkohë,...