Policia u prish planet mashtruesve të ‘Call Center-it’ në Tiranë, arrestohet administratori, në zyrë gjendet mbi 60 mijë euro

Policia u prish planet mashtruesve të ‘Call Center-it’ në Tiranë, arrestohet administratori, në zyrë gjendet mbi 60 mijë euro

pamje nga operacioni policor TIRANË- Dy persona u arrestuan dhe 38 të tjerë janë proceduar penalisht, pas zbulimit të një Call Center në Tiranë, ku mashtroheshin qytetarët europianë të investonin në bursa fiktive. Në pranga u vu administratori i subjektit, Kejsi Përgjegji, ku u gjetën 65210 euro. Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, Marjus Hysa, të cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS” Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në...