Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Të armatosur dhe në tentativë arratisjeje, Arrestohen në Fier dy shtetas
Në Fier janë arrestuar Gentjan Ndreko, i njohur edhe si Gentian Selaci, 40 vjeç, dhe Ana Pelanaj, 31 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Dy të ndaluarit udhëtonin me një automjet tip “Audi” në lagjen “Apollonia”, kur tentuan të largohen gjatë një ndalese, por u kapën menjëherë. Gjatë kontrollit, në çantën marsup të Ndrekos, u gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe dy aparate celularë. Të dy personat përballen me akuza për armëmbajtje pa leje, mosbindje ndaj autoriteteve, si dhe për pengim të hetimeve në rastin e Ana Pelanajt. Çështja i është referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Fier Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu...