Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama mbledh strukturat e PS për Tiranën, nxjerr në terren “peshat e rënda” për të mbështetur Manastirliun…
Rigels Seliman Kryeministri Edi Rama ka “ndezur motorët” për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Edhe pse Erion Veliaj e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentit Begaj dhe ka kërkuar pezullim të procesit, kryeministri Rama duket i pashqetësuar në këtë aspekt. Për rreth 40 minuta, Edi Rama mblodhi dje strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Takimi mes Ramës dhe socialistëve të kryeqytetit, që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 17:40, u zhvillua në një prej hoteleve në qendër të Tiranës. Partia Socialiste ka zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Belinda Balluku është caktuar si drejtuesja e fushatës së PS për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Edhe pse pak ditë më parë...