Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli dhe Hamasi lëshojnë sinjale pozitive, CNN: Janë të gatshëm të ecin përpara me planin e Trump për paqen në Gaza
Qeveria e Izraelit po përgatitet të “zbatojë menjëherë” fazën e parë të planit të paqes për Gazën të Presidentit amerikan Donald Trump, tha zyra e kryeministrit të saj të shtunën herët. Kjo pasi edhe Hamasi bëri një deklaratë të ngjashme – duke shënuar një përparim të mundshëm pas muajsh përpjekjesh të dështuara për t’i dhënë fund luftës. Vetëm disa orë më parë, Hamasi kishte thënë se ra dakord të hynte “menjëherë” në negociata për lirimin e të gjithë pengjeve sipas planit të Trumpit – megjithëse nuk e pranoi plotësisht propozimin pa kushte. “Në dritën e përgjigjes së Hamasit, Izraeli po përgatitet të zbatojë menjëherë fazën e parë të planit të Trumpit për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve,” thuhej në deklaratën izraelite. “Ne do...