Vrasja e Edmir Bregut, Lala: Ja roli i vëllait të deputetit socialist në ekzekutimin që bëri bujë

Vrasja e Edmir Bregut, Lala: Ja roli i vëllait të deputetit socialist në ekzekutimin që bëri bujë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka zbuluar detaje të reja tronditëse në lidhje me aksionin e fundit të SPAK në Durrës, që çoi edhe në arrestimin e Enea Kumes, vëllai i deputetit të sapozgjedhur të Partisë Socialiste, Loer Kume. Sipas Lalës, rasti nuk lidhet me tjetërsimin e pronave, por me një dosje shumë më të ndërlikuar që ka dalë nga zbërthimi i aplikacionit të komunikimit të enkriptuar SKY ECC, i cili po ndihmon autoritetet në dokumentimin e ngjarjeve të rënda kriminale në vend. Në këtë rast, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që daton në janar të vitit 2021, ku u vra Edmir Bregu. Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të...