Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Piranjat/ Dështimi i tregut “Green Market” në Berat! Bashkia hedh në kosh 253 mijë euro
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e turistëve, ndaj dhe puna e institucioneve është fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe restaurimin e lagjeve historike.Por siç ndodh zakonisht në Shqipëri, fjalët dhe fasada vlejnë më shumë se sa veprat. Dhe pse në rastin që do t’iu tregojmë fasada ka mbetur vetëm në letër. Është data 11 tetor të vitit 2023 kur Bashkia Berat hap tenderin për ndërtimin e tregut të gjelbër të qytetit me emrin aq kuptimplotë “Green Market”. Zona ku do të ndërtohej ky treg modern ishte përdorur për vite nga tregtarët e fruta-perimeve, të cilër vendosnin mjetet e tyre të transportit si stenda. Kjo ishte e gjitha, sepse në këtë treg të...