Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump bisedë telefonike me Erdogan për Gazën
Bota E Premte, 3 Tetor 2025 21:10 Presidenti turk Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA Donald Trump. Erdogan i tha homologut të tij amerikan se Turqia mirëpret përpjekjet për të arritur paqen në Gaza, por se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij që përpjekjet të jenë të suksesshme. Në një deklaratë, Presidenca turke tha se të dy kishin diskutuar lidhjet dypalëshe në telefonatën e kërkuar nga pala amerikane, duke shtuar se Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të rritur bashkëpunimin e tyre, përkatësisht në industrinë e mbrojtjes. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Gaza, tha presidenca, duke shtuar se Erdogan i tha Trump se Turqia po punonte shumë për të arritur paqen rajonale dhe mirëpriti iniciativat...