Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren që sapo zbriti nga autobusi

Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren që sapo zbriti nga autobusi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokaster-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh. Një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi. Polici ka përplasur 71-vjeçaren Kostulla Harito me automjetin e tij privat, teksa kthehej nga shërbimi. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin e kolegut të tyrë në komisariat, ndërkohë që policia rrugore po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. gijotina.com/