Tirana spektakël ndaj Partizanit, fitore bindëse e bardhebluve. Të kuqtë zhyten më shumë…

Tirana spektakël ndaj Partizanit, fitore bindëse e bardhebluve. Të kuqtë zhyten më shumë…

Derbi i parë i këtij sezoni me Partizanit dhe Tiranës është mbyllur 0-3 për bardheblutë, i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores. Rezultati u zhbllokua në minutën e 19-të, ku një top i gjatë i Soler për Falaye dhe sulmuesi nigerian mposht me kokë Alban Hoxhën, duke përfituar dhe nga një dalje e gabuar e portierit legjendar të të kuqve. Në minutën e 28-të, Patsatsia pengohet brenda zonës nga Marku, arbitri kryesor i takimit, Eldorjan Hamiti, jep penallti për Tiranën. Sulmuesi gjeorgjian Patsatsia mposht Hoxhën dhe i jep avantazhin e dyfishtë Tiranës. Nuk mungon nervozizmi në fushë sidomos nga lojtarët e të dy ekipeve, portieri i bardhebluve Tafas ndëshkohet me të verdhë. Në minutën e 40-të, trajneri i Partizanit bën një zëvendësim në sulm...