Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kandidat për Tiranën? Kujtim Gjuzi: Nëse do futem në garë, e kam të fituar!
Për Kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi, nxjerrja e dekretit nga presidenti Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë është në shkelje të Kushtetutës. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se presidenti duhet që të largohet nga detyra. ‘Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duhet që të iki nga detyra’, tha ai. Ai u shpreh optimist se nëse do të zgjidhet kandidatë për Bashkinë e Tiranës do të marrë fitore. ‘Nëse unë do të jem kandidatë gara është e fituar. Nëse futem unë në garë Rama s’ka asnjë mundësi të vjedh vota. Edi Ramës i them mos prek zgjedhjet dhe nëse nuk preken zgjedhjet fiton e djathta. Po të mos preken zgjedhjet mund të fitojë edhe Kalaja’, tha ai....