Osmani takon admiralin e NATO-s

Osmani takon admiralin e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një takimi me një admiral të NATO-s të premten në Prishtinë se vendi i saj përballet me “kërcënime të vazhdueshme” nga Serbia, tha Presidenca kosovare. Në takim me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch, Osmani “vuri në pah sfidat e sigurisë në veri të vendit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia”, tha Presidenca në një komunikatë. Osmani nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rolit të misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, KFOR si faktor i rëndësishëm për parandalimin e përshkallëzimeve dhe ruajtjen e paqes. “Në këtë kontekst, ajo ritheksoi se marrëdhënia ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është jetike për misionin e përbashkët të stabilitetit dhe sigurisë...