Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U gjet i pajetë në breg të lumit Mat, 65-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë zjarri
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Lezhë, ku një trup i pajetë u gjet në breg të Lumit Mat,në afërsi të fshatit Pllanë. Burime policore bëjnë me dije se viktima, 65-vjeç dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Ndërkohë po ashtu, sipas njoftimit të policisë, në trupin e pajetë ka shenja dhunë krahas plagës që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Familja e viktimës kishin njoftuar policinë se kishin humbur kontaktet me 65-vjeçarin prej disa orësh. “Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh,...