Miratohen tarifat, tuneli i Llogorasë bëhet me pagesë

Miratohen tarifat, tuneli i Llogorasë bëhet me pagesë

Kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin nga tuneli i Llogarasë. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pagesa do nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje. Tarifat 100 lekë-Mjetemotorike me karakteristika motoçiklete, motorcikletë me tre rrota dhe katerçikletë. 250 lekë-Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi 1.30 m, e matur te boshti i parë, përfshirë autobuzë dhe kamione me shumë rimorkio.