Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje dhe tensione me policinë

Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje dhe tensione me policinë

Marshime në 100 qytete janë zhvilluar të Italisë  dhe sheshe të mbushura plot për protestën në mbështetje të Flotiljes dhe popullit të Gazës. Përleshje dhe tensione shpërthyen nga Torino në Milano, nga Bolonja në Ferrara, midis protestuesve dhe forcave të rendit në ditën e grevës së përgjithshme për Gazën dhe Flotiljen Palestineze. Thirrja e tubimit për Palestinën është “Bllokoni gjithçka”. Protestuesit po hedhin objekte dhe gurë dhe policia po përgjigjet me gaz lotsjellës. Rrugët janë bllokuar në disa qytete, ndërsa transporti po përjeton ndërprerje, veçanërisht për trenat, me vonesa dhe anulime. Në Piza, protestuesit pushtuan pistën e aeroportit, ndërsa fluturimet janë pezulluar. Mediat italiane bëjnë të ditur se tensioni është i lartë në Bolonjë, ku janë raportuar incidente që nga mbrëmja e së enjtes, dhe...