Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë në Lezhë, gjendet një trup i pajetë pranë hidrovorit të Tales
Një trup i pajetë është gjetur këtë të enjte në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë. Banorë të zonës kanë konstatuar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksident, vrasje apo ndonjë ngjarje tjetër. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e plotë të rastit.